Administratorja e “Happy Tours”, një nga operatorët turistikë në vendin tonë Ilda Kasa, e cila ka 27 vjet që merret me turizëm, u shpreh sot se, prenotimet për vitin 2025 janë mbyllur, teksa në panairin ITB në Berlin pritet të mbyllen edhe rezervimet për 2026-ën.
Rama u shpreh se stenda e Shqipërisë është e jashtëzakonshme, me një hapësirë gjigante 800 m2 në qendër të panairit të Berlinit.
“Pronotimet per 2025-a janë mbyllur. Tani ne mbyllim 2026-ën këtu. Fillojmë çartera nga Gjermania. Dje më ka ardhur konfirmimi. Schauinsland fillon operimin, fluturimin me garanci në Shqipëri që është super lajm”, tha Kasa.
Gjithashtu operatorja turistike lajmëroi nisjen e fluturimeve çarter nga Gjermania drejt Shqipërisë.
Rama u shpreh se “Aeroporti i Vlorës jemi afër përfundimit, por nuk jemi tamam në përfundim ky është problemi. Kemi pistën që po mbyllet, por kemi akoma disa probleme me terminalin për arsye të furnizimeve”.












