Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy banorët më të pëlqyer dhe të komentuar në shtëpinë e “Big Brother Vip”.
Këngëtari kam qenë ai i cili ka shprehur pëlqimin për moderatoren që në ditët e para brenda shtëpisë. Afro një muaj që ata janë futur në “Big Brother”, raportet e tyre kanë pësuar ulje-ngritje herë pas here.
Por Luizi nuk heziton në asnjë moment që t’i shprehë dashurinë moderatores, nga ana tjetër kjo e fundit tregohet pak më e rezervuar. Sapo duket se po afrohen, dyshja përfshihet në debat. Kështu mbrëmjen e djeshme, Kiara i ka kërkuar Luizit që ta lërë të qetë dhe të respektojë hapësirën e saj, pasi sipas Kiarës, ai e merr çdo gjë personale.