Kryeministri Edi Rama ka kujtuar 11 Shtatorin përmes një foto të publikuar në Facebook, kreu i qeverise ka thënë se këtë datë nuk duhet ta harrojmë kurrë.
“11 SHTATOR Kurrë mos harro!”, ka shkruar Rama krahas fotos nga sulmi terrorist qe tronditi gjithe boten.
Kujtojmë që kanë kaluar 22 vite nga sulmi terrorist në Kullat Binjake në SHBA, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona. Sulmi ndaj kullave u krye më 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 radikalësh, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.












