Kryeministri Edi Rama tha se Meta është subjekt i drejtësisë dhe se nuk do e komentonte këtë rast.
Në emisionin “Opinion”, Rama theksoi se ai nuk e drejton Policinë e Shtetit pasi personat që janë subjekt të drejtësisë i arrestojnë uniformat blu sipas rregullores së tyre.
“Ke gjetur njeriun e gabuar. Asnjë koment është një subjekt që merret drejtësia. Asnjë koment nuk kam. Policia e Shtetit nuk varet nga unë. Unë nuk drejtoj policinë, ka drejtues dhe protokolle, operacione. unë nuk bëj komente për një subjekt të drjetyësisë. Po ju lë juve që ta trajtoni si viktimë në studio”, tha Rama.