Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e nesërme, në orën 21:00 në Duseldorf kundër Spoanjës, ndeshjen e fundit në grupin B të kampionatit europian “Gjermani 2024”.
Trajneri Silvinho pritet të bëjë 3 ndryshime në formacion, nga ndeshja e fundit me Kroacinë. Hysaj do të ulet në stol pas dy ndeshjesh me disa gabime dhe duke qenë ndër lojtarët më të kritikuar nga tifozët.
Këtë ndeshje, Broja duket më i avantazhuar se Manaj për ta nisur si titullar në sulm. Vlen të theksohet fakti se pëpr këtë ndeshje mungon Mirlind Daku pas dënimit të marrë nga UEFA.
Sa i përket Arbër Hoxhës, sulmuesi i Dinamo Zagreb pritet ta nisë sërish nga stoli, edhe pse në dy ndeshjet e kaluara ka bërë mjaft mirë për aq minuta sa është aktivizuar. Ndoshta Silvinho e sheh si një “armë” shtesë për fraksionin e dytë të lojës anësorin e majtë.
■ Formacioni i mundshëm i Shqipërisë:
》Portë: Thomas Strakosha
》Mbrojtja: Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Mario Mitaj
》Mesfusha: Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Jasir Asani, Qazim Laçi, Nedim Bajrami
》Sulmi: Armando Broja.












