Saturday, July 4, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Kush janë kryebashkiakët që Rama do të lejojë të futen në zgjedhje për mandat të ri

by Rilindje
25/04/2026
in EDI RAMA
Përfundon mbledhja e socialistëve! Zbulohet FOKUSI i takimit, Rama kërkesë për…

Kryetarët aktualë të bashkive do të lejohen të kandidojnë për një mandat të ri në zgjedhjet e 2027 vetëm nëse plotësohen dy kritere që ka vendosur me kusht, Edi Rama.

Kryeministri e bëri këtë njoftim sot, ndërsa ishte i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla, në një takim me fermerët e Dibrës në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”.

“Ne nuk jemi më të dëshiruar, por të detyruar të hyjmë në këtë fazë të re të bujqësisë, që është faza e bashkimit. E bashkimit që bën fuqinë, jo si kooperativat e dikurshme, por si kooperativat e Bashkimit Europian”, tha Rama.

Ai shpjegoi se modeli i SHBB-ve – Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor – është i thjeshtë dhe i bazuar në praktikat e BE-së.

“Secili prodhon më vete dhe të gjithë shesin bashkë. Duke shitur bashkë krijojnë një volum shumë më të madh, pra kanë një pozitë negociuese shumë më të fortë me blerësin. Harmonizojnë veprimtarinë prodhuese, mbjellin me një farë, ndajnë kostot e punimit dhe përkujdesjes, më pas grumbullojnë, ambalazhojnë dhe shesin”

Rama sqaroi rolin e bashkive duke thënë se ato do të jenë aksionere vetëm në mbështetje dhe financim, por jo në ndarje fitimesh.

Kryeministri paralajmëroi se konkurrenca e madhe nuk mund të përballohet në mënyrë individuale: “Gjithë ai treg i madh ne do dalim tek e tek edhe do mbijetojmë? Ku do t’i shesim produktet? Me çanta në rrugët e Brukselit? Ku?” – u shpreh Rama, duke nënvizuar se pa organizim të përbashkët, prodhuesit nuk kanë mundësi të sigurojnë tregje të qëndrueshme.

Ai shtoi se siguria ushqimore dhe standardet e kërkuara nga BE nuk mund të realizohen nëse secili vepron i vetëm.

Rama shtoi se mbështetja financiare dhe institucionale është tashmë e garantuar duke theksuar se, “Ne e kemi rritur shumë ndjeshëm mbështetjen dhe tani do të firmosim marrëveshjen me bankat dhe me Bankën e Shqipërisë për programin ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde’, që do ofrojë kredi me interesa më të ulëta dhe të garantuara nga shteti.”

Duke u ndalur te krerët e bashkive dhe duke përmendur Paketën e Maleve, Rama iu drejtua kryetarit të bashkisë Rahim Spahiut duke i thënë që mos ta marrë mundimin të rikandidojë nëse nuk mundëson hapjen e 10 agroturizmave në Dibër, por edhe të 3 Shoqërive të Bashkuara Bujqësore (SHBB).

“Nuk është më problemi tek paratë, problemi është tek aplikimi. Për pak muaj do të firmosim me bankat. Askush nuk ka më alibi, as kryetarët e bashkive. Ua kam thënë, e dua shumë Rahimin, është dibran i mirë, ka ardhur këtu për të shërbyer pasi ishte në bankë, por ia kam thënë se po nuk bëtë 10 agroturizma dhe 3 shoqëri të bashkuara, as mos hajdeni të kandidoni më sepse bashkitë nuk janë më vetëm kaq: shtro rrugë, vër drita, pastro plehra dhe në fshat pastro kanale. Bashkitë duhet të jenë aleatët e fermerëve!”, tha Rama.

Ai njoftoi se 500 fituesit e parë që do marrin lejen do të jenë pa asnjë taksë.

NGA KATEGORIA

Protesta për Zvërnecin/ Berisha zbulon “sekretin” e Ramës, ja çfarë pritet të bëjë nesër në…
EDI RAMA

Rama befason: Nëna e mikut tim në protestë, poshtërohej nga shteti…

03/07/2026
2 vitet e ardhshme vendimtare/ Rama e bën të qartë: Deputetët të dalin në…
EDI RAMA

“Sjellim ekselencën botërore!”/ Rama jep lajmin e mirë: Në Shqipëri vjen ndryshimi…

03/07/2026
Rama “zgjidh thesin”: 135 euro shtesë mbi rrogën, ja kush përfiton nga vendimi i qeverisë…
EDI RAMA

Nuk e priste askush! Rama jep lajmin e madh: Në Shqipëri, do të hapet…

03/07/2026
Përplasjet në protestën e “Zvërnecit”/ Reagon me një mesazh të fortë Edi Rama: Korja e zezë…
EDI RAMA

Përplasjet në protestën e “Zvërnecit”/ Reagon me një mesazh të fortë Edi Rama: Korja e zezë…

03/07/2026
Berisha i kërkon dorëheqjen/ Rama LËVIZJE të menjëhershme ditën e hënë, mbledh…
EDI RAMA

A do japësh dorëheqjen? Rama nga Gjermania tregon VENDIMIN “final”…

03/07/2026
Edi Rama përmbyll fjalën me MESAZH të fortë: Shtrëngoni dhëmbët, mos hiqni…
EDI RAMA

Qytetarët i kërkuan SPAK-ut të hetojë Ramën, kryeministri ironizon: Së shpejti do e…

02/07/2026

LAJMET E FUNDIT:

Protesta për Zvërnecin/ Berisha zbulon “sekretin” e Ramës, ja çfarë pritet të bëjë nesër në…
EDI RAMA

Rama befason: Nëna e mikut tim në protestë, poshtërohej nga shteti…

03/07/2026
Tuneli i Llogarasë, Rama: E pabesueshme çfarë ka ndodhur në 2 ditët e fundit…
AKTUALITET

Merr fund pritja! Nis puna për hapjen e tunelit në bypass-in në qytetin…

03/07/2026
2 vitet e ardhshme vendimtare/ Rama e bën të qartë: Deputetët të dalin në…
EDI RAMA

“Sjellim ekselencën botërore!”/ Rama jep lajmin e mirë: Në Shqipëri vjen ndryshimi…

03/07/2026
“Çmendet” moti/ Kjo nuk pritej! Papritur ja “plas” stuhi shiu në qytetin…
AKTUALITET

“Çmendet” moti/ Kjo nuk pritej! Papritur ja “plas” stuhi shiu në qytetin…

03/07/2026
Rama “zgjidh thesin”: 135 euro shtesë mbi rrogën, ja kush përfiton nga vendimi i qeverisë…
EDI RAMA

Nuk e priste askush! Rama jep lajmin e madh: Në Shqipëri, do të hapet…

03/07/2026
Zebërvoki jep DORËHEQJEN nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull…
AKTUALITET

Zebërvoki jep DORËHEQJEN nga Policia e Shtetit: Po iki sepse ky popull…

03/07/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!