Rreth 700 mijë pensionistë në të gjithë vendin prej 1 Dhjetorit e në vijim në të njëjtën datë me penisonin e tyre do të tërheqin edhe shpërblimin prej 5 mijë Lekësh që është akorduar tashmë për festat e fundvitit.
Shpërndarja do të bëhet në të gjitha sportelet e Postës Shqiptare ku tërheqin pensionet ndërsa për ata që e marrin në bankë kalimi bëhet automatikisht.
Përfitues të bonusit prej 50 mijë Lekesh te vjetra do të jenë edhe individët që përfitojnë pension invaliditeti, si dhe personat që trajtohen me pension familjar dhe pension social.
Ky është bonusi i dytë që përfitojnë pensionistët me të njëjtën vlerë brenda këtij viti pas atij që u dha në Prill si një masë për të lehtësuar këtë kategori të popullatës për shkak të shtrenjtimit të çmimeve.
Qeveria ka vendosur që edhe në Buxhetin e 2024, për indeksimin e pensioneve ka parashikuar 4.1 miliardë lekë, ndërsa 3.6 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët.












