Trafik i rënduar prej 16 kilometrash është krijuar në Lushnjë, nga Rotondo deri te rrethrrotullimi Savër.
Kjo pasi në hyrje të Lushnjës është krijuar një postobllok me forca të shumta police të armatosur, që po kryejnë kontroll makinave, raporton Top Channel.
Në fokus të kontrolleve janë automjetet me xhama të zinj. Drejtuesit e automjeteve nxirren nga mjeti dhe kontrollohen për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike. Gjithashtu, kontrollet kanë si synim edhe personat në kërkim apo eksponentë të krimit të organizuar.












