Drejtori i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV), Nasip Hoxha është vënë në pranga.
Arrestimi i tij është kryer mbrëmjen e djeshme, ndërsa më pas ai është trasferuar për në spital, pasi nuk është ndier mirë.
Ende nuk ka detaje lidhur me akuzë që çoi në pranga zyrtarin, por sipas burimeve konfidenciale besohet se Nasip Hoxha akuzohet për shpërdorim detyre.
Nasip Hoxha, i cili është në detyrë prej gati 5 muajve është drejtori i tretë radhazi i INUV në këtë bashki i cili ndalohet me urdhër të Prokurorisë së Sarandës në harkun kohor të 19 muajve.












