Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë ligjin për tatimin e profesioneve të lira.
Vendimi u mor sot (27 qershor) me votën e shumicës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe u bë publike nga kryetarja Holta Zaçaj e cila tha se u pranua pjesërisht kërkesa dhe rrëzoi tatimin me 15% për profesionet e lira.
“Është rrëzuar, pranimi i pjesshëm i kërkesës do të thotë që është pranuar kërkimi dhe është shfuqizuar neni që e bënte të aplikueshëm normën e tatueshme prej 15% për profesionet e lira”, tha Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese kur u pyet nga gazetaret.
Gjykata Kushtetuese argumenton se kjo ishte një masë joproporcionale dhe se këto kategori do duhet të taksohen deri në vitin 2029 si të gjithë bizneset e tjera të vogla.












