Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur mëngjesin e së mërkurës në Prokurorinë e Posaçme.
I pyetur se cila ishte arsyeja e paraqitjes së tij në SPAK, Meta u shpreh se është thirrur për atë që e cilësoi “telenovela CEZ-DIA”.
“Jam thirrur për telenovelën CEZ- DIA, meqenëse jeni lajmëruar herët dhe po përballoni reshjet e shiut. Është një telenovelë që është gjykuar nja dy herë që është rihapur për rastin konkret në dhjetor 2019 nga një kallëzues i rremë që është dënuar 2 herë nga gjykata për shpifje dhe një herë për dhunë në familje”, tha Meta.
Kjo është hera e dytë që Meta thirret në SPAK për të njëjtën çështje. Dosja CEZ-DIA është një nga më të vjetra në Prokurorinë e Posaçme dhe e udhëheq vetë kreu i SPAK Altin Dumani.