Edi Rama ka reaguar për sulmin terrorist në Magdeburg të Gjermanisë, ku një makinë hyri në turmën në Tregun e Krishtlindjeve duke lënë disa të vdekur e dhjetëra të plagosur.
Rama solidarizohet me Gjermaninë në këtë moment të dhimbshëm, ndërsa shkruan se është i tmerruar nga sulmi që mori jetë të pafajshme në prag të festave të fundvitit.
“Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg, duke marrë jetë të pafajshme dhe duke plagosur shumë gjatë festimeve të Tregut të Krishtlindjeve. Shqipëria dënon ashpër këtë akt barbar dhe solidarizohet me Gjermaninë në këtë moment të dhimbshëm. Së bashku, ne mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.”, shkruan Rama.