Kryeministri Edi Rama reagon për herë të parë pas përfundimit të hetimeve të SPAK për dosjen “Xibraka”.
SPAK deklaroi se në përfundim të hetimeve nuk ka asnjë provë për përfshirjen e Olsit në veprimtari kriminale, ndërsa kryeministri Edi Rama theksoi se akuza e ngritur për vëllain e tij është një “farsë” e krijuar nga PD.
“Në atë dosje u fliste për një person i cili nuk është gjetur nga prokuroria. Sipas atij zotërisë (Gaz Bardhit), ky person ishte im vëlla. Nuk jam shpjeguar deri më sot, kam bërë shumë durim. Nuk kam dashur të flas me bindjet e mia, pa folur prokuroria me provat e veta. SPAK ka arritur në përfundimin se Olsi Rama nuk ka lidhje me personin në fjalë. Pra, me fakte, me prova, është e qartë, im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur mua. Ndërkohë që ky palo djalë (Bardhi) bashkë me tutorin e tij (Berishen), nuk kanë lënë rast pa e rihedhur në publik këtë jashtënxjerrje të shpifur, kam bërë durim, shumë durim. S’kam dashur të flas unë me bindjet e mia, para se të flasë drejtësia me provat e veta”, theksoi Rama.
Rama paralajmëroi përballje ligjore në gjykatë me Gazment Bardhin, i cili “jashtënxorri në publik një akuzë ekstreme ndaj vëllait të tij” Olsi Rama.












