Kryeministri Edi Rama do të garojë në zgjedhjet e 11 majit si pjesë e listës së mbyllur në qarkun e Tiranës.
Lajmi është konfirmuar pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste, ku janë publikuar dhe emrat e kandidatëve.
Në këtë mënyrë kreu i mazhorancës shoi edhe zërat dhe dyshimet që i përhapi vetë disa ditë më parë në mbledhjen me grupin e PS në Kuvend, ku tha se edhe mund të mos ishte fare në lista.