Dy zv/ministra në kabinetin “Rama III”, janë shkarkuar nga detyrat që mbajnë për t’u përfshirë në diplomaci.
Me firmë të kryeministrit Edi Rama, dy zëvendësministrat që largohen janë: Artemis Malo dhe Besart Kadia.
》Artemis Malo, aktualisht Zv/Ministre e Punëve të Jashtme, ka marrë aprovimin e kryeministrit Edi Rama për të shkuar ambasadore e Shqipërisë në Kanada.
》Kurse Zv/ministri tjetër i Punëve të Jashtme, Besart Kadia do ta vijojë karrierën tij në diplomaci pasi është propozuar për të shërbyer si ambasador në Azeirbaxhan.












