Thursday, October 1, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Lajm i Fundit/ Pas 14 vitesh, Sali Berisha largohet nga Shqipëria, fluturon drejt…

by Rilindje
04/09/2026
in POLITIKË
Lajm i Fundit/ Pas 14 vitesh, Sali Berisha largohet nga Shqipëria, fluturon drejt…

Sali Berisha, pritet të niset këtë të premte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë një vizitë disa ditore me një axhendë të ngjeshur aktivitetesh.

Vizita e kryetarit të Partisë Demokratike në SHBA pritet të zgjasë rreth shtatë ditë dhe do të përfshijë pjesëmarrjen në disa aktivitete, mes tyre edhe Konventën Kombëtare Republikane, e cila do të zhvillohet në Dallas më 9 dhe 10 shtator.

Përveç pjesëmarrjes në këtë aktivitet, Berisha pritet të zhvillojë edhe dy takime me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara. Takimi i parë është parashikuar të mbahet në New York më 6 shtator, ndërsa takimi i dytë do të zhvillohet të martën, më 8 shtator në Teksas.

Ndërkohë, përveç axhendës së bërë publike, kryedemokrati pritet të zhvillojë edhe disa takime me kongresmenë dhe senatorë amerikanë. Për këto takime, megjithatë deri më tani nuk ka pasur një njoftim zyrtar.

Burime bëjnë me dije se delegacioni që do të shoqërojë kreun e PD-së gjatë vizitës në SHBA përbëhet nga nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deputetët Albana Vokshi dhe Klevis Balliu, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, si dhe sekretari Henri Ceno.

Rikthimi i Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara vjen pas gati 14 vitesh. Hera e fundit që ai kishte udhëtuar përtej Atlantikut ishte në vitin 2012, në kohën kur mbante postin e kryeministrit të Shqipërisë.

Kujtojmë se më 12 qershor të këtij viti, me shpejtësi në mediat shqiptare qarkulloi lajmi se ndaj Sali Berishës ishte hequr statusi “non grata”. Mirëpo, kjo vizitë e Berishës vjen pas një lehtësimi që shteti amerikan i dha atij me qëllim që të marrë pjesë në këtë eveniment, dhe nuk ka lidhje me “non gratën” e vendosur ndaj tij.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit në maj të vitit 2021.

NGA KATEGORIA

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…
POLITIKË

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…

30/09/2026
Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…
POLITIKË

Zhvillim i fundit/ Miratohet kërkesa surprizë nga burgu e Erion Veliajt…

29/09/2026
“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)
POLITIKË

“Je në mes të rrugës se…”/ Plas sherri mes qytetarit dhe Erion Braçes: Të shkë***fsha atë që… (VIDEO)

29/09/2026
Klevis Balliu gjen zgjidhjen për “korrupsionin”: Të shkrihet SPAK dhe të merret…
POLITIKË

Skandali në SHISH/ Klevis Balliu i kërkon “llogari” Edi Ramës për emërimin e Vlora Hysenit

29/09/2026
Arrestimi i Vlora Hysenit, Taulant Balla “thyen heshtjen”: Unë…
POLITIKË

Arrestimi i Vlora Hysenit, Taulant Balla “thyen heshtjen”: Unë…

29/09/2026
Nuk përmbahet Deputetja: Edi Rama më i mirë se Fan Noli, është kryeministri më…
POLITIKË

Nuk përmbahet Deputetja: Edi Rama më i mirë se Fan Noli, është kryeministri më…

29/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Rama nuk tërhiqet, mesazh i fortë përpara presidentes së Komisionit Europian: Këtu mbaron…
EDI RAMA

Rama nuk tërhiqet, mesazh i fortë përpara presidentes së Komisionit Europian: Këtu mbaron…

01/10/2026
Çfarë i kamë thënë ndërkombëtarët për Vlora Hysenin? Rama “then heshtjen”: Materialet…
EDI RAMA

Çfarë i kamë thënë ndërkombëtarët për Vlora Hysenin? Rama “then heshtjen”: Materialet…

30/09/2026
“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…
POLITIKË

“Po bën histori”/ Presidentja e Komisionit Europian jep LAJMIN E MIRË për Shqipërinë dhe Edi Ramën…

30/09/2026
Përplasja për pagat e gjyqtarëve/ Rama kryen LËVIZJEN urgjente, fton…
EDI RAMA

Ndryshon “ligji”/ Kryeministri Rama tregon si NDRYSHON gjithçka: Kush dënohet nën 5 vite burg…

30/09/2026
Mjekësia në zi/ E TRISHTË! Kush është doktoresha shqiptare që ndahet nga jeta në moshë të re….
BOTA

Mjekësia në zi/ E TRISHTË! Kush është doktoresha shqiptare që ndahet nga jeta në moshë të re….

30/09/2026
Kujt i del në krah? Ambasadori i Gjermanisë BEFASON me komentin për protestën e “Zvërnecit”…
EDI RAMA

Presidentja e KE takohet sot me Ramën/ Protestuesit dalin me njoftim URGJENT: Të…

30/09/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!