Kryeministri Edi Rama konfirmoi se nuk tërhiqet nga vendimi për të mbyllur “Tik-Tok-un” në vendin tonë.
Kreu i qeverisë tha se Shqipëria nuk ka kohë të humbë duke pritur ‘Tik Tok’ për vendosjen e filtrave por do të ndalohet për të paktën një vit.
“Nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë. Siç e kam paralajmëruar, është një vendim për të cilin do të na duhen 6-8 javë, sepse teknologjikisht është shumë e rëndësishme kjo kohë. Nuk kemi kohë të humbim me Tik Tok duke e pritur për vendosjen e filtrave”, tha Rama gjatë takimit me gazetarët.