Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj jep dorëheqjen nga posti i tij publik si drejtues i “SASPAC”.
Dorëheqja e Ilir Beqajt vjen pasi SPAK ditën e sotme vendosi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalimit të udhëtimit jashtë vendit” si person nën hetim nga SPAK, lidhur me koncesionin e “Sterilizimit”.
Ilir Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit për Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).
Ilir Beqaj e mori këtë post në 26 tetor të këtij viti, duke zëvendësuar numrin 2 të ministrisë së Brendshme, Romina Kukon e cila ishte pjesë e përbërjes së grupit negociator të Shqipërisë në Bashkimin Europian.












