Një tërmeti i fortë ka lëkundur mbrëmjen e së enjtes jugun e Italisë.
Lëkundjet e forta të tërmetit kanë ndodhur në orën 21:43 me epiqendër zonën e Cosenzas. Sipas informacioneve të para nga (INGV), bëhet me dije se magnituda e tërmetit ishte 5.1 Rihter e cila është pasur nga disa pasgoditje më të lehta.
Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Itali bën me dije se tërmeti kishte një thellësi prej 21 kilometrash. Mediat italiane raportojnë se lëkundjet e forta kanë detyruar qytetarët në jug të Italisë që të dalin në rrugë, ndërsa momentalisht nuk raportohet për njerëz të lënduar.