Lëkundje të forta tërmeti janë ndier pak minuta më parë në veri të Shqipërisë.
Sipas Qendrës Sizmologjike, magnituda e tërmetit vlerësohet se ishte 4.2 Rihter me epiqendër 14 kilometra në jug të Shkodrës.
Thellësia fokale e tërmetit ishte 10 km, ndërsa mësohet se lëkundjet janë ndjerë në të gjithë zonën e veriut edhe në shtetin fqinj të Malit të Zi: Ulqin, Tuz dhe Podgoricë.
Paraprakisht nuk raportohet për njerëz të lënduar, as dëme materiale.












