Me largimin e muajit Shkurt, merr fund stina e dimrit në territorin Shqiptar.
Pas reshjeve të shiut duke filluar nga e hëna e javës së ardhshme do të rriten ndieshëm temperaturat ku mbizotëron mot i kthjellët.
Vlen të theksojmë se nga e mërkura temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 21-22 gradë Celcius, tipike pranverore.
Qarkullimi anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta do të na shoqërojë në pjesën më të madhe të ditëve, për javën që presim përpara.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut do të jenë të dobëta dhe prezente vetëm në jug të vendit, ditën e hënë, ndërsa nga dita e martë e në vijim do të kemi mot të qëndrueshëm, me diell dhe rritje të ndjeshme të temperaturave në orët e mesditës. Shikoni tabelën më poshtë:













