Pagesat e prapambetura për punonjësit e Kombinatit Mekanik të Poliçanit do të shlyhen nga buxheti i shtetit.
Kuvendi miratoi me 89 vota “pro” dhe asnjë kundër pr/ligjin “Per financimin e detyrimit të prapambetur të pagesës së punonjësve dhe ish-punonjësve të Kombinatit Mekanik Poliçan”.
Ndërkohë është rrëzuar me 72 kundër e 20 pro amendamenti i propozuar nga Ferdinand Xhaferraj që përveç pagave të prapambetura ti paguheshin edhe interesat vjetore.
Përfitues do të jenë 127 punonjës të palikuiduar për periudhën shkurt 2017 deri më 31 dhjetor 2020. Po ashtu do të përballohen efektet financiare për 4 punonjës aktualë, për vitet 2021- 2023.