Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare poeti dhe pedagogu i njohur në Elbasan, Musa Vyshka.
Që nga krijimi i Institutit Pedagogjik të Elbasanit, Muska Vyshka ishte pedagog i Letërsisë gjithashtu ai ka ushtruar profesionin e gazetarit.
Muska Vyshka, i lindur në Elbasan më 28 qershor 1942 u diplomua në degën “Gjuhë-Letërsi” në Tiranë. Më 1992 u kthye në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, shef katedre i Letërsisë deri me 2002 që doli në pension. Themelues i gazetës “Fjala e lirë”, anëtar i Këshillit Bashkiak të Elbasanit 1992-1996.
Në vitin 2022, Muska Vyshka është nderuar me titullin “Nderi i qarkut të Elbasanit”.












