Ditën e djeshme, u nda nga jeta 19-vjeçarja korçare Darda Dhimo, e cila pak kohë më parë ishte diagnostifikuar me leucemi akute.
E reja e cila sapo kishte mbaruar vitin e parë të Universitetit, ku mësoi për sëmundjen e rëndë, një ditë kur shkoi të dhuronte gjak për bashkëmoshatarët. Edhe pse e dinte se sëmundja po i merrte jetën dita ditës, ajo nuk hoqi për asnjë moment dorë nga jeta dhe të shijuarit e momenteve, ashtu siç ishin në rrethanat e reja.
Sëmundja dhe kimioterapitë po e lodhnin dita-ditës, por buzëqeshja nuk venitej kurrë prej fytyrës së saj.
Përveç familjarëve, asnjë nga bashkëmoshatarët e saj nuk ishte me të zeza. Arsyeja ishte amaneti që Darda la para se ajo të ndërronte jetë, në të shkruante: “Shkunde predikimin Loren me shpresë dhe dashurinë e Perendisë! Nardi mos harro kitarën! Grupi i adhurimit të lavdërojë Perëndinë si asnjëherë! Jo me të zeza në veshje! Nga Kisha të dalë trupi!”