Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, deklaron se dorëhiqet nga mandati i deputetit që pretendon se fitoi nga lista e hapur, por ftoi edhe aleatin e tij në koalicion, Endri Shabani të Nismës Thurje, që të bëjë të njëjtën gjë po ashtu.
Në këtë mënyrë ai deklaroi se po mban fjalën e dhënë para zgjedhjeve dhe mandati do i kalojë të parës së listës së koalicionit, një kandidate femër, Greta Ambeli.
Ai akuzoi Shabanin se po mbante peng mandatin e fituar nga koalicioni më 11 maj dhe i bëri ftesë publike. Ai pretendoi se u bë lojë që Lapaj të mos shkonte në parlament.
“Marrëveshja nuk po zbatohet, më vjen keq, fjalët e dhëna nuk po mbahen. Ftoj zotin Shabani që të vij vetë dhe të mbajë fjalën për të kërkuar që mandati të shkojë te më i votuari i koalicionit. Ai kërkon që të marrë mandatin e deputetit që i takon më të votuarës së Shqipëria Bëhet. Sitemi aktual na i mohoi 6 mandate me sistem të padrejtë. Unë e mbaj fjalën dhe do e mbajë, por në ishim në koalicion dhe së pari mandati duhet të vij te unë më parë dhe zoti Shabani nuk pranon, që ky mandat të shkojë më pas tek zonja Ambeli. Koalicioni ka qenë bashkim për zgjedhje, ruan individualitetin juridik dhe politik. Ai nuk është më i votuari. Nisma thurrje mori mbi 4 mijë vota dhe Shabani mori mbi 2400 vota. Pra votat i mori koalicioni, mandati është marrë me votat e mbështetësve të Shqipëria bëhet“, tha Lapaj.












