Atmosfera festive që sjell ardhja e muajit dhjetor shoqërohet edhe me rritjen e ofertës turistike për fundvitin. Ndonëse Shqipëria këtë vit e ka zgjeruar gamën e opsioneve nga Shkodra deri në Sarandë, sërish Korça mbetet më e lakmuara dhe qyteti i preferuar për shqiptarët.
“Vende pothuajse nuk ka më fare në Korçë. Si çdo vit Korça është e para që mbushet, si hoteleri ashtu edhe darkat e vitit të ri”, tha nje operator turistik per TV Klan.
Përveç Tiranës, interes të shtuar këtë vit ka edhe për zonat bregdetare të Adriatikut. Këtë vit ka një risi shumë të madhe te pjesa e Durrësit, Golemit, Gjirit të Lalëzit, janë shumë të preferuar.
Jo të paktë janë edhe shqiptarët që kanë zgjedhur të lëvizin jashtë vendit për fundvit. Greqia dhe Mali i Zi mbeten të preferuara, si në verë dhe në dimër, ndërsa nuk mungojnë as prenotimet drejt Italisë, Çekisë, Maltës dhe destinacioneve të tjera europiane.












