Në shtëpinë e “Big Brother VIP” herë pas here vendoset muzikë, ku banorët këndojnë e kërcejnë nën ritmin e këngëve të ndryshme. Mbrëmë teksa djemtë ndodheshin në dhomën e ndjenjës dhe vajzat në një ambient tjetër duke shijuar një Pyjama Party vetëm për ato, u vendos një këngë e Butrint Imerit, ish-i dashuri i Kiarës.
Tekstin e këngës në fjalë, Lorenc Hasrama nisi që t’ia shpjegonte Krist Aliajt, por e ndërpreu Luiz Ejlli, i cili i kthehet: “Mos ma thuaj më se u preka”. Këngëtari shkodran më pas i drejtohet Bledi Manes duke e pyetur: “Si e shpjegon këtë trendin e teksteve pa kuptim, pa pikë lidhje hiç?”.
“Këtu ne duam t’i bëjmë të gjitha. Për këngët e tua sa vetë angazhoheshin?”, pyet Bledi-Luizin, i cili i përgjigjet: “Sa të duash”.












