Luizi e ka thënë shpesh që është pa punë kur të dalë nga shtëpia e Big Brotherit. Duke biseduar me Maestron, Luizi i thotë se do trokasë në 2-3 dyer dhe ndoshta do ia hapin tani pasi do e njohin.
“Unë e di shunë mirë se jam pa punë. Por dreqi e mori kur të dal nga shtëpia do e gjej një vend pune, do më marrin dikund. Do i bie 2-3 dyerve dhe do më njohin, sa të dal do coj CV pune ne disa kompani, deri sa te gjej pune” ,tha Luizi gjatë bisedes me Armaldon.
Luizi punonte në KESH por ky institucion nuk i dha leje te futej në Big Brother me arsyen se do u prishej imazhi. Ai ka treguar se e gjitha ndodhi vetëm 2 ditë para se të futej në Big Brother VIP, kur iu komunikua ky vendim, Luizi tha se dha dorëheqjen nga puna.
Luizi e kupton që jashtë e duan por ai duke qene i izoluar nuk e di që është kthyer në një fenomen dhe puna nuk do ti mungojë aspak, madje shumë kompani do t’i luten për ta punësuar pasi fama e tij është e madhe.












