Finalisti i parë i Big Brother VIP, Luiz Ejlli ka zbuluar së fundmi se ka vetëm një kërkesë për kryeministrin e vendit, Edi Rama.
Këngëtari i njohur u shpreh se do të donte një video-call me Edi Ramën, të cilin e cilëson si një personazh “tip” dhe shumë “karizmatik”. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që banori përmend Ramën, pasi shumë më herët, teksa bisedonte me Kiara Titon, ai ka thënë se ka kërkuar si dëshirë të flasë me kreun e qeverisë.
“Dua një videocall me Ramën, është shumë tip, është shumë karizmatik, na mori dhe malli me e pa, 4 muaj pa e parë, ishim mësuar ta shohim përditë”, ka thënë Luiz Ejlli, i cili mesa duket e ka zbehur simpatinë për Sali Berishën.












