Prokuroria e Posaçme nuk eshte dakort me ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtepie”, ndaj Jamarbër Malltezit.
SPAK ditën e sotme kundërshtoi vendimin e papritur të gjyqtares Ilrjana Olldashi e cila lehtësoi masën e sigirisë për dhëndrin e Sali Berishës.
Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije se ditët në vijim do i drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë, ku do kërkojë rikthimin në burg të Jamarbër Malltezit, raporton Fax News.
Ditën e djeshme gjyqtarja Ilrjana Olldashi vendosi masën “arrest shtëpie” për Malltezin, në lidhje me çështjen “Partizani”. Ndaj Malltezit sipas SPAK rëndojnë dy akuza: “korrupsion” dhe “pastrim parash”.












