Nga takimi me pensionistët në Fier, kryeministri Edi Rama foli për skemën e pensioneve, ku tha se Shqipëria tashmë ka marrëveshje me 20 shtete.
Rama tha se marrëveshja me Italinë ishte ajo më e vështira, ndërsa tha se shteti shqiptar është në diskutime me palën greke për marrëveshjen e pensioneve.
“Në gjetëm vetëm një marrëveshje per pensionet kur morëm detyrën, në Turqi. Sot që flasim kemi lidhur marrëveshje me mbi 20 shtete ku marrëveshja më e vështirë ishte ajo me Italinë. Lidhja e marrëveshjes me Greqinë, për të cilën jemi në diskutime do kërkojë kohën e vet, jo për shkakun tonë, por për shkak se është një vendimmarrje e rëndësishme dhe ka peshë të caktuar financiare. Me Italinë u realizua dhe shpërblen punë e një numri shumë të madh shqiptarët që kanë dalë ose do dalin në pension në Itali“, tha Rama.












