Monday, May 25, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

“Mblidh e hidh jargë!”/ Rama shpërthen me kritika ndaj Berishës: “Molotovarët” u lëshuan për ta djegur…

by Rilindje
24/05/2026
in EDI RAMA
“Mblidh e hidh jargë!”/ Rama shpërthen me kritika ndaj Berishës: “Molotovarët” u lëshuan për ta djegur…

Shënimet e kësaj jave, ndryshe nga të dielat e tjera ku i paraqet në podcastin e tij,  Kryeministri Rama i komunikoi nga Tokio, në përmbyllje të një vizite zyrtare në Japoni, pas një tjetër ndalese në Korenë e Jugut.

Ndër të tjera Rama u ndal te Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian, e cila do të mbahet me datë 26 Maj pas kalimit të IBAR.

Ai po ashtu ka akuzuar opozitën se është përpjekur ta dëmtojë shqipërinë por nuk ia kanë dalë.

“Mblidh e hidh jargë urrejtjeje politike, pasqyrë më pasqyrë, u lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi proverbial krejt edhe ajo çka ndodhi me të ashtuquajturën vizitë treditore në Ministrinë e Jashtme në Berlin”, u shpreh ai ndër të tjera.

Edi Rama: “Por, ashtu siç dhe dihej, shënimi i shënimeve është ai që lidhet me ballafaqimin mes Komisionit Europian dhe shteteve anëtare në Bruksel, për raportin e detyrave të kryera nga Shqipëria pas çeljes së të gjithë kapitujve të negociatave. Ai ballafaqim mori kohën e vet, në ndërkohë që “molotovarët” e Tiranës u lëshuan të dëshpëruar në një ofensivë të pashoqe energjie negative, u lëshuan rrugëve për ta djegur medoemos Shqipërinë në sytë e botës, gëzonin si fëmijët kur fotot e kazanëve me flakë apo të molotovëve e flakadanëve që hidheshin nëpër Tiranë bënin xhiro në median e botës. Mblidh benzinë e hidh bombë artizanale me vandalë të paguar, u lëshuan po ashtu kanaleve e portaleve të Shqipërisë për t’i helmuar shqiptarët. Mblidh e hidh jargë urrejtjeje politike, pasqyrë më pasqyrë, u lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi proverbial krejt edhe ajo çka ndodhi me të ashtuquajturën vizitë treditore në Ministrinë e Jashtme në Berlin. Në fakt, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e partnerëve tanë, kudo ku ishte e mundur, mblidhu e hidhu lart e poshtë për të kërkuar ndëshkim, bllokim, izolim për Shqipërinë, duke lënë kokrrën e namit si asnjë opozitë tjetër në historinë e integrimeve europiane të vendeve që sot janë pjesë e Bashkimit Europian apo synojnë të bashkohen me të. Thanë se rruga europiane ishte e bllokuar, thanë se Shqipëria ishte më në fund e ndëshkuar, thanë se qeveria jonë ishte krejt e izoluar. U gënjyen, u gënjyen, se gjithnjë nga ajo mendja e tyre e cekët dhe e mbrapshtë dhe, në fund, në fund, humbën me turp dhe Shqipëria fitoi përsëri me mund, me dinjitet dhe me krenari. Kështu, më 26 maj, në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian vulos përmbylljen me sukses të fazës hyrëse dhe hap fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kemi ngjitur një tjetër lartësi të vështirë drejt majës, ku do të arrijmë me çdo kusht brenda kësaj dekade dhe ku do të vendosim flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit aty, në oborrin e shtëpisë së madhe të Europës së Bashkuar”

NGA KATEGORIA

Bashkimi Europian gëzon të gjithë Shqiptarët/ Qeveria Rama merr lajmin e mirë…
EDI RAMA

Bashkimi Europian gëzon të gjithë Shqiptarët/ Qeveria Rama merr lajmin e mirë…

24/05/2026
Mbi 245 mijë familje marrin “çekun” me lekë/ Qeveria Rama nuk ndalet: Ja kush përfiton…
EDI RAMA

Qeveria i jep fund! Ligj i ri për bizneset: Nëse brenda 30 ditëve, shteti nuk iu paguan…

20/05/2026
“Edi kundër Edit”/ Rama reagon ndaj gazetarit për marrëveshjen me Italinë: Ishte mashtrues…
EDI RAMA

“Shqipëria, ka ndryshuar shumë!”/ Rama tregon nga larg çfarë po ndodh me vendin…

20/05/2026
Kryeministri Rama tregon REKORDIN: Shqipëria, kap arritjen historike…
EDI RAMA

Sytë nga Putini për anëtarësimin? Rama kritikon zvarritjen e BE…

20/05/2026
Merr fund pritja! Edi Rama jep LAJMIN E MIRË, ndan pamje nga rruga e re që po përfundon në…
EDI RAMA

Merr fund pritja! Edi Rama jep LAJMIN E MIRË, ndan pamje nga rruga e re që po përfundon në…

19/05/2026
Lajm i Fundit/ Bordi i Ramës ndryshon ÇMIMET e karburanteve: Nafta e benzina kushton…
EDI RAMA

Lajm i Fundit/ Bordi i Ramës ndryshon ÇMIMET e karburanteve: Nafta e benzina kushton…

19/05/2026

LAJMET E FUNDIT:

Shtohen rivalët e Berishës! Demokratja e sfidon publikisht: Gati të marr drejtimin e PD-së…
POLITIKË

Harrohet Flor Binaj/ PD del me EMËR tjetër, kush do të zyrtarizohet si kandidat për Tiranën…

24/05/2026
Rrezikoi jetën e pushuesve/ Ministri Lamallari reagon ashpër ndaj drejtuesit të skafit: O trim…
AKTUALITET

Rrezikoi jetën e pushuesve/ Ministri Lamallari reagon ashpër ndaj drejtuesit të skafit: O trim…

24/05/2026
SHBA “godet” rëndë Shqipërinë, Trump urdhëron vendimin DRASTIK: Pezullohet…
BOTA

SHBA me “dorë të hekurt” për emigrantët, kush shqiptar aplikon për “Green Card” duhet të…

24/05/2026
“Mblidh e hidh jargë!”/ Rama shpërthen me kritika ndaj Berishës: “Molotovarët” u lëshuan për ta djegur…
EDI RAMA

“Mblidh e hidh jargë!”/ Rama shpërthen me kritika ndaj Berishës: “Molotovarët” u lëshuan për ta djegur…

24/05/2026
Bashkimi Europian gëzon të gjithë Shqiptarët/ Qeveria Rama merr lajmin e mirë…
EDI RAMA

Bashkimi Europian gëzon të gjithë Shqiptarët/ Qeveria Rama merr lajmin e mirë…

24/05/2026
Berisha krejt i izoluar: Kush janë liderët e partive aleate të PD që do duhej ta uronin sot
POLITIKË

Berisha krejt i izoluar: Kush janë liderët e partive aleate të PD që do duhej ta uronin sot

24/05/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!