Një shofer në Pogradec është ndëshkuar me 400 mijë lekë te vjetra gjobë, pasi ditën e djeshme qarkulloi një video ku drejtuesi i mjetit shfaqej, duke ecur me shpejtësi dhe kundravajtje në trotuar.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar, konkretisht në rrugën “10 Dëshmorët e Pojskës”. Pas publikimit të videos, Policia ka marrë masa duke ndëshkuar shtetasin D. S., i cili po drejtonte mjetin e një shtetasi tjetër.
Policia e Shtetit ka marre te gjitha masat qe raste te tilla te shemtuara mos perseriten pasi rrezikohet jeta e qytetareve. Askush nuk tolerohet, te gjithe te barabarte perballe ligjit.












