Kryeministri Edi Rama e nisi këtë javë me një takim me kandidatët për deputetë në Tiranë në selinë e Partisë Socialiste.
Rama tha se PS në zgjedhjet e 11 majit mund të shkojë na afro 1 milion vota. Më tej, Rama komentoi edhe afrimet në PS nga radhët e forcave të tjera politike në vend. Kryeministri u shpreh se kjo ka ardhur pasi ata e kanë kuptuar që nuk vjen asgjë e mirë për vendin nga partitë opozitare.
“PS është shumë më e gjerë sesa vetvetja sepse perimetri i anëtarësisë së vet. Në fund të ditës ne jemi këtu mishërimi i vullnetit të afro 800 mijë shqiptarëve, të cilët më votën e diasporës mund të shkojnë afër 1 milionë. Ne duhet të jemi të gatshëm që PS-në mund t’ia vëmë në diaspozicion të gjithë atyre që ndajnë qëllime të mëdha. Asnjëherë më parë nuk ka pasur një moment zgjedhor si ky me një peshë specifike gjeopolitike”, tha Rama.