Nga 1 shtatori, Qeveria Rama ka filluar shpërndarjen FALAS të teksteve shkollore e cila këtë vit vjen me një risi.
Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila thekson se përfitues nga skema mbështetëse e teksteve FALAS do të jenë të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare, si dhe nxënësit e 16 “kategorive të veçanta” në arsimin e mesëm të lartë.
“Kanë filluar përgatitjet për shpërndarjen e teksteve shkollore për nxënësit, të cilët do të mund t’i tërheqin ato në shkollat e tyre që prej datës 1 shtator. Këtë vit shkollor, për herë të parë krahas nxënësve të klasave të para, edhe ata të klasave të dyta dhe të treta do t’i kenë librat FALAS me një përdorim, pa qenë nevoja t’i përcjellin te brezi pasardhës. Kjo risi vjen si një kërkesë e vazhdueshme e mësuesve dhe prindërve, duke shmangur vështirësitë e nxënësve të kësaj moshe për të mirëmbajtur librin, por edhe për të punuar lehtësisht me shënime mbi to”, njofton Qeveria.












