Një aksident i rendë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec.
Sipas policisë një automjet ka rënë në liqen ndërsa shoferi ka humbur jetën.
“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen“, njofton policia.












