Luizi Ejlli, gjatë një interviste ditën e sotme, ka folur për personazhe të ndryshëm që janë shfaqur nëpër emisione televizive, ku spekuluan duke thënë se janë “shokët” e tij.
I pyetur në lidhje me miqësinë e tij dhe Meridianit në një intervistë realizuarditën e sotme, Luizi shprehet se Meridianin e njeh aq sa e njeh dhe Arjonin.
“Kam parë që jam njeriu me më shumë shokë në Republikën e Shqipërisë. Unë nuk jap emra, por ata e dinë kush janë dhe çarë kanë bërë. Meridiani më ka mbështetur. Unë e njoh vetëm si fytyrë. Ai mund të thotë më ka shok, më ka mik. Ama të dalë jam menaxheri, jam kështu, kjo është e tepërt dhe aspak e vërtetë. Unë kam pasur shumë shokë që s’kanë pasur nevojë të lyejnë flokët dhe më ka thënë mos ma përmend emrin”, tregon Luizi për spekulimet që kanë bërë shumë njerëz duke u hequr si shokë të tij.












