Kryeministri Edi Rama ka marrë vendimin drastik që të mbyllë rrjetin social “TikTok” për shkak se nxit dhunë tek fëmijët dhe adoleshentët.
Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave, teksa ndërprerja e aksesit në platformën TikTok për shqiptarët do të ndodhë mesnatën e 13 Marsit.
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, përmes një e-mail të dërguar të gjitha subjekteve ISP (ofrues të shërbimeve të internetit), u ka kërkuar që të bllokojnë aksesin e TikTok deri me datë 13 Mars.
Kujtojmë se kryeminstri Edi Rama ka deklaruar se TikTok do të qëndrojë i mbyllur për një vit, derisa kompania t’i paraqesë Shqipërisë hapa konkrete se si do të luftojë duke bllokuar apo hequr të gjithë materialin e dëmshëm dhe të rrezikshëm që shpërndahet në platformë.