Ka nisur puna për hapjen e tunelit në bypass-in që po ndërtohet në Sarandë. Ditën e sotme është kryer shpërthimi i paralajmëruar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, për hapjen e tunelit.
Ky bypass do të ketë një gjatësi prej 3.1 kilometra dhe kostoja për këtë projekt është 34 milionë euro. Ndërtimi i këtij aksi pritet të zgjidhë problematikën e trafikut që krijohet gjatë sezonit veror.
Saranda është një nga qytetet më të rëndësishme të turizimit bregdetar në Shqipëri dhe përjeton një rritje të popullsisë në sezonin veror.












