Sapo jep dorëheqjen kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj.
Kryebashkiaku socialist ka dorëzuar kërkesën ditën e sotme (11 mars), teksa nesër mblidhet Këshilli Bashkiak për miratimin e saj.
Malaj ka qenë një nga emrat potencialë për listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.
Mbledhja do të zhvillohet nesër (12 mars) në porën 10:00 në bashkinë e Matit dhe do të ketë në rend të ditës “miratimin e kërkesës për dorëheqje të Malajt” dhe “zgjedhjen e nënkryetarit të bashkisë për vijimin e detyrave”.
Një nga emrat e përfolur për deputet nga radhët e kryebashkiakëve është edhe Ervin Demo në Berat, njëkohësisht drejtuesi politik i qarkut, që automatikisht përfshihet edhe në listat e mbyllura.