Kryeministri Edi Rama nuk ndalet dhe mëngjesin e sotëm e ka nisur me lajmin e bukur për çekun e bebeve.
Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se bonusi i bebes u ka shkuar në dorë prindërve të më shumë se 164 mijë të porsalindurve vetëm këtë vit. Shifrat i njoftoi në Facebook, teksa shton se përfitimet nga ky bonus kanë nisur që prej Janarit të vitit 2019.
“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë që deri tani kemi mbështetur mbi 164 mijë fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes nga janari 2019, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.












