Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë tek “Vila 31″ ku një ditë më parë u hodhën bomba molotov dhe fishekzjarre nga protestuesit e opozitës.
Policia njoftoi se nga hedhja e molotovëve dhe lëndëve plasëse, Policia njoftoi se vila e ish-diktatorit Enver Hoxha u dëmtua, teksa brenda saj ndodheshin artistë dhe disa pjesëtarë të stafit.
Në momentin e sulmit nga molotovët, i cili ishte edhe përmbyllja e protestës së PD, ndodheshin 7 artistë brenda godinës dhe 3 persona të tjerë, pjesë e stafit, të cilëve iu rrezikua seriozisht jeta. Artistët u terrorizuan, ndërsa vetë policia nuk e kishte parashikuar dot këtë skenar dhe nuk kishte marrë masa. Me ndihmën e tyre, artistët arritën të dilnin pa lëndime.
Rama shkoi të shihte nga afër jo vetëm dëmet e shkaktuara nga protestuesit, por edhe për të biseduar me artistët.
Pasi ka dalë nga rezidenca e artistëve në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha, Rama është shprehur se artistët ishin të traumatizuar nga sulmet e mbrëmjes së djeshme me molotovë nga militantët e Sali Berishës.
Në këtë vilë që sot shërben si qendër kulture me emrin ArtExplora, strehohen artistë nga e gjithë bota. Artistët alternohen çdo tre muaj. Në këtë periudhë janë të paktën 8 të tillë, nga 6 vende të ndryshme të botës, që banojnë e punojnë në këtë rezidencë.












