Igli Hasani mori besimin e kryeministrit të vendit Edi Rama për të drejtuar Ministrinë e Jashtme në Gusht 2023. Por karriera e tij diplomatike është e gjatë dhe me shumë suksese.
Teksa e cilësoi prioritet procesin e negociatave me BE-në, Hasani u shpreh me bindje se Shqipëria do jetë pjesë zyrtare e familjes europiane në vitin 2030.
“Është mëse e qartë që Shqipëria do jetë anëtare e Bashkimit Evropian në 2030-ën. Absolutisht po! Me përfundimin e gjithë negociatës teknike, do vijojë angazhimi politik për të ratifikuar të gjithë këtë marrëdhënie në vendet anëtare të BE-së. Është konkrete, e qartë, e detajuar dhe e mirëpranuar si nga ne edhe nga BE”, përfundoi ministri.