Edi Rama e ka nisur ditën me një lajm fantastik pasi kryeministri ka bërë me dije se pagat e infermierëve në të gjithë Shqipërinë do të rriten më 150 mijë lekë të vjetra.
Kjo rritje është parashikuar me buxhetin e ri të vitit të ardhshëm dhe pritet të përfitojnë mbi 14 mijë infermierë.
Nga ana tjetër, Rama e cilëson rritjen domethënëse, e cila do të aplikohet vitin që vjen.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se me buxhetin e ri do ketë rritje të pagave për 14.207 infermierë, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama.