Monday, August 10, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Mjekët do të kalojnë në “sitë”! Qeveria ngre dy Komisionet, kush janë bordet

by Rilindje
05/02/2025
in AKTUALITET
Mjekët do të kalojnë në “sitë”! Qeveria ngre dy Komisionet, kush janë bordet

Gjatë mbledhjes së qeverisë është vendosur ngritja e dy komisioneve atij të Disiplinës dhe atij të Apelimit, të cilat në fokus kanë shqyrtimin e akuzave të ngritura kundrejt mjekëve për neglizhencë ndaj pacientëve.

Në Fletoren Zyrtare janë publikuar pikë për pikë të gjitha rregullat dhe mënyra se si këto Komisione do të funksionojnë, duke filluar nga përbërja dhe deri te organizimi, me qëllim për të siguruar një proces të rregull ligjor për shqyrtimin e pretendimeve për shkelje disiplinore dhe zbatimin e masave disiplinore, në përputhje me parimet e transparencës dhe llogaridhënies në sistemin shëndetësor.

Ashtu si dhe është përpiluar në vendimin zyrtar nga qeveria, Komisioni i Disiplinës do të funksionojë pranë Urdhrit të Mjekëve dhe përbëhet nga pesë anëtarë, të cilët kanë përvojë në fushën e mjekësisë ose në fushën juridike.

a) 3 (tre) përfaqësues të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Mjekëve, me përvojë apo specializim në çështje të etikës dhe të deontologjisë mjekësore;

b) 1 (një) përfaqësues i emëruar nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë, me njohuri në fushën shëndetësore ose në procedurat administrative;

c) Shefi i shërbimit të specialitetit të mjekut, i cili pretendohet se ka kryer shkeljen.

Kryetari i këtij komisioni do të miratohet me vendim të Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve, ndërkohë për të qenë anëtar i Komisionit do të duhet të përmbushësh kriteret të cilat janë: “jo më pak se 10 (dhjetë) vjet përvojë në profesionin e tyre dhe të mos ketë masa disiplinore të mëparshme ose rekorde, që cenojnë integritetin dhe objektivitetin e procesit”.

Komisioni i Disiplinës ka për qëllim që të shqyrtojë ankesat në lidhje me veprimet e kryera nga mjekët gjatë ushtrimit të detyrës, që bien ndesh me parimet e etikës profesionale apo Kodin e Deontologjisë Mjekësore.

Ndërkohë, Komisioni i Apelimit do të ngrihet pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe do të përbëhet nga pesë anëtarë.

a) 2 (dy) përfaqësues të zgjedhur nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë;

b) 1 (një) përfaqësues i zgjedhur nga Urdhri i Mjekëve;

c) 1 (një) përfaqësues i zgjedhur nga Fakulteti i Mjekësisë;

ç) 1 (një) ekspert i jashtëm, i specialitetit të mjekut, i cili pretendohet se ka kryer shkeljen.

Ky Komision do të ketë për detyrë shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve të Komisionit të Disiplinës duke siguruar një vlerësim të pavarur, duke përfshirë seanca dëgjimore dhe mbledhje provash të nevojshme.

Sa i përket kritereve që anëtarët e Komisionit të Apelimit duhet të kenë janë: “të përmbushë kushtet e integritetit profesional, të ketë jo më pak se 10 (dhjetë) vjet përvojë në profesionin e tyre dhe të mos ketë masa disiplinore të mëparshme ose rekorde që cenojnë integritetin dhe objektivitetin e procesit”. Mandati i tyre është dy vjet, me të drejtë rizgjedhje dhe ata do të qëndrojnë në detyrë deri në caktimin e anëtarit pasardhës.

Tags: dy Komisionetedi ramagjykimimjeketQeveriaspitale

NGA KATEGORIA

Hapen vende të reja pune në shtet! Ministria jep LAJMIN E MIRË: Ja çfarë po kërkohet…
AKTUALITET

Hapen vende të reja pune në shtet! Ministria jep LAJMIN E MIRË: Ja çfarë po kërkohet…

10/08/2026
Çfarë kaosi po ndodh sot në mbrëmje?! Trafik kilometrik, mijëra automjete të bllokuara në aksin kombëtar…
AKTUALITET

Çfarë kaosi po ndodh sot në mbrëmje?! Trafik kilometrik, mijëra automjete të bllokuara në aksin kombëtar…

09/08/2026
Ligji i ri me “dorë të hekurt” ndaj shoferëve/ Erion Braçe i çon “mesazh” të fortë Policisë së Shtetit…
AKTUALITET

Ligji i ri me “dorë të hekurt” ndaj shoferëve/ Erion Braçe i çon “mesazh” të fortë Policisë së Shtetit…

09/08/2026
I morën para qytetarit/ Proda jep urdhrin URGJENT, e pësojnë dy Policët e Rrugores
AKTUALITET

Policia BËN NAMIN me gjoba/ Brenda një jave ka bërë këtë gjë në qytetin…

09/08/2026
Surpriza që nuk pritej! Turisti habitet nga fatura e një lokali buzë plazhit në Vlorë
AKTUALITET

Surpriza që nuk pritej! Turisti habitet nga fatura e një lokali buzë plazhit në Vlorë

08/08/2026
Gjithçka falas! Askush nuk e dinte: Ky është plazhi më “special” i Shqipërisë…
AKTUALITET

Gjithçka falas! Askush nuk e dinte: Ky është plazhi më “special” i Shqipërisë…

08/08/2026

LAJMET E FUNDIT:

Hapen vende të reja pune në shtet! Ministria jep LAJMIN E MIRË: Ja çfarë po kërkohet…
AKTUALITET

Hapen vende të reja pune në shtet! Ministria jep LAJMIN E MIRË: Ja çfarë po kërkohet…

10/08/2026
“Kafja 70 lekë”/ Ky është plazhi më i lirë në Shqipëri, çadra kushton…
TË TJERA

“Kafja 70 lekë”/ Ky është plazhi më i lirë në Shqipëri, çadra kushton…

10/08/2026
Çfarë kaosi po ndodh sot në mbrëmje?! Trafik kilometrik, mijëra automjete të bllokuara në aksin kombëtar…
AKTUALITET

Çfarë kaosi po ndodh sot në mbrëmje?! Trafik kilometrik, mijëra automjete të bllokuara në aksin kombëtar…

09/08/2026
E pabesueshme! Ky qytet i Shqipërisë mban rekordin për muajin gusht…
POLITIKË

E pabesueshme! Ky qytet i Shqipërisë mban rekordin për muajin gusht…

09/08/2026
“Çfarë do të bëjnë shqiptarët”/ Serbia kërcënon Kosovën se do ta lejë pa ujë…
BOTA

“Çfarë do të bëjnë shqiptarët”/ Serbia kërcënon Kosovën se do ta lejë pa ujë…

09/08/2026
Dhëndri i Trumpit ndërton në Zvërnec/ Vjen reagimi nga Bashkimi Europian: Qeveria Rama…
BOTA

Dhëndri i Trumpit ndërton në Zvërnec/ Vjen reagimi nga Bashkimi Europian: Qeveria Rama…

09/08/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!