Një paciente 65 vjeçe e diagnostikuar me tumor masiv të humerusit (krahut) të djathtë iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale të shkallës së lartë të vështirësisë, në Spitalin Universitar të Traumës.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se “falë profesionalizmit të ekipit mjekësor dhe kushteve optimale me aparatura të fjalës së fundit u realizua procedura e rezeksionit të kockës së destruktuar dhe zëvendësimi me autotransplant me kockën fibulare të vetë pacientit dhe një osteosinteze interne për të mbrojtur konsolidimin e transplantit kockor”.
Në Spitalin Universitar të Traumës falë investimeve në teknologji vitet e fundit mjekët po realizojnë me sukses një sërë ndërhyrjesh delikate.