Fillimi i javës ka nisur me vranësira dhe pritet që të gjenerojnë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.
“Gjatë natës në të gjithë territorin, do ketë rrebeshe në formë shtrëngatash, shkarkesa elektrike. Herë pas here reshjet do jenë me intensitet mesatar pothuajse në të gjithë vendin dhe lokalisht intensive në jug të vendit. Moti do të jetë i paqëndrueshëm të paktën deri ditën e Premte”, tha Porja.
Sinoptikania Lajda Porja ka deklaruar se muaji Mars pritet të kemi surpriza pasi moti të na kthejë në dimër ku do të jenë prezentë reshjet e borës dhe temperaturat e ulta.
“Rikthehet dëbora në pranverë! Pra, kemi kaluar një Shkurt të ngrohtë, megjithatë sot e nesër parashikohet të ketë reshje dëbore në gjithë zonat lindore, më së shumti në pjesën juglindore. Në orët e para të mëngjesit nesër parashikohet që dëbora të përfshijë edhe zonat verilindore”, tha sinoptikania.












