Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se Turqia i ka dhuruar Shqipërisë disa dronë kamikazë.
Në krah të Erdoganit, Rama theksoi se nuk duhet të shqetësohet askush, pasi vendi ynë nuk ka ndërmend të godasë askënd.
“Falë zotërisë në krahun tim, Turqia ka bërë një transformim marramendës, jo thjesht mikëpret miliona turistë, por ka kapacitet të dijes që për ne do të ishte shumë i vyer. Nga ana tjetër sot firmosëm disa marrëveshje, por më e mirëpritura ishte firmosja e marrëveshjes për Universitetin Teknik të Stambollit në Tiranë. Dihet që Turqia ka një nivel të lartë të kapacitetit ushtarak. E çmoj dhuratën e Presientit në këtë kohë të trazuar ku bota ka marrë një drejtim të çuditshëm për ta thënë me një fjalë të butë për ti dhënë ushtrisë shqiptarë një numër dornesh kamikazë. Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria, por besoj që është një dhuratë që mban brenda një mesazh të qartë të Turqisë, në raport me këtë marrëdhënie që Shqipëria është e pagoditshme”, tha Rama.