Katia Aveiro, motra e Cristiano Ronaldos ka uruar Argjentinën, për suksesin në Kupën e Botës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ajo e cilëson sfidën e djeshme si një finale të mrekullueshme. Gjithashtu, Katia ka fjalët më të mira për Mbappe.
“Kupa e Botës më e keqe ndonjëherë, e cila fatmirësisht na dhuroi një finale të mrekullueshme. Çfarë loje. Urime Argjentinës. Mbappe nuk është i vërtetë. E pret një e ardhme e pabesueshme” – shkruan ajo.