Kryeministri Edi Rama solli në rikujtesë gjuhën e ashpër të ish-ministres britanike Suella Braverman ndaj emigrantëve shqiptarë në Angli.
Duke theksuar se “ajo teta iku nga pushteti”, Rama ndau me shqiptarët një sërë episodesh që i kishin ndodhur në Britani.
“Ju e mbani mend të gjithë një ish-ministre të Brendshme të këtij vendi, një tip që u bë mishërimi i politikës së djallëzuar, duke na treguar me gisht si rrezik për MB, pa pikën e drojës ajo zonjë doli në parlament dhe tha se çfarë po ndodh ishte pushim, na bëri pushtues sikur shqiptarët të ishin ushtarë dhe jo pjesë e masës njerëzore që edhe sot e kësaj dite i punon këto toka. Zonja na quajti pushtues a thua se kishim ardhur të kërkonim kokën e kurorës së mbretëreshës, e jo për të punuar duke ndihmuar edhe ekonominë britanike e cila vuan gjithnjë e më shumë për krah pune. U ngritën edhe ca të tjerë e na treguan me gisht sikur ishim vikingë me shpata në duar, jo muratorë, pastures, burra të gatshëm për çdo punë dhe minorenë ëndërrimtarë për çdo majë”, tha Rama.












